Nata kaplon shpirtin, erresira mbulon endrrat si nje jorgan i rende plot tenja. Era lekund ato pikezat e shiut te ngelura neper telat e nderjes se rrobave. Disa cigare digjen ne ballkonet e erreta te shtepive te pergjumura. Hijet e gjumit duken larg per disa , e te tjereve jane zhytur ne dembelizmin e gjumit eshterlodhur. Melankolia betonon fundvjeshten e ketij nentori , dhe mijera fjale shkruhen ne letra reale e virtuale. Disa biseda me vetveten , disa letra te paderguara, disa dedikime per ndjenjat, shume vargje vertiten ne ajrin e renduar nga lageshtira. Ndergjegjet brejne shpirtrat , e kujtimet bllokojne mendjen. Sisteme e formula te pakufizuara mundohen te gjejne zgjidhje ne aritmetiken e jetes. Afshet e epshet fryhen e shfryhen si tollumbace te vjeteruara. Minutat marrin nje galop per te shembur njeri tjetrin , e oret e ngatheta humbasin ne univesin e pangopur nga mungesa e te ashtuquajtures "Kohe". Dhomat e ftohta te fundvjeshtes llastohen nga gerrhimat melodioze , shpesh heshtjevrasese, shpesh te shqetesuara nga pergjumjet e shfrenuara te njerezve ,njerezve te lodhur nga aktiviteti kafsheror i gjithe dites. Mijera llogari te pambyllura, llogari pa nje shume te sakte , te gjitha te perfshira ne ekuacione prehistorike . Disa te qara foshnjash qe kerkojne pak ngrohesi nene. Disa pyetje kerkojne pergjigje, e shume pergjigje nuk vijne ne kohen e duhur. Shume kohe humb , e askush nuk ben llogari . Renkime denesash te penduara degjohen tutje , e prishin qetesine e lumturise , apo atij castit te lumtur te perjetuar . Burgjet e vetendertuara , kafazet e hekurt shkelin me kembe lirite e te qenit te buzeqeshur. Nje heshtje e kendshme , valle nuk mund te gjendet diku ? Dhe dikush rri duke bere pyetje gjithmone , por zor se dikush do mund t'i kthehen pergjigje. Mijera duar te lidhura , te penguara per te prekur dicka te papenguar. E perpelitja e qepallave shton ritmin per te shpene pak paqe ne luften me pergjumjen. Shiu rifillon , e shuan zjarret e ndezura te frymezimeve. Kaq duhej per te mbyllur disa rreshta te shkarravitur ne ate flete te zverdhur nga vjetersia e lodhjes se tij.
No comments:
Post a Comment