Tuesday, December 25, 2012

Ndjenja ne negativ

Mirembrema...
Me fal perseri e bera hyrjen gabim. E kam te veshtire te ta them para syve . Me fal qe tregohem kaq i turpshem ,se di cfare ndodh keshtu. Je bere si nje bllokuese fjalesh. Sa here qe te shoh,thjesht buzeqesh,zemra gati sa nuk del nga vendi,dhe fjalet me humbin. Thjesht e adhuroj ate buzeqeshjen,dhe ato sy ,ate veshtrimin qe me gllaberon cdo gje qe me vjen ndermend.
Je thjesht ti, pikerisht ti qe cdo nate me le pa gjume,duke me ftuar te enderrojme se bashku,edhe pse jemi shume afer.
Cdo here qe ndodhem afer teje,thjesht budallepsem,me kap nje heshtje,pikerisht se jam kureshtar te njoh cdo timber te zerit. Dua ti regjistroj te gjitha ne mendje,qe ti kem perhere,dhe te shtyp ate butonin imagjinar te gjerave me te bukura te jetes,dhe te shfaqen si filmi me i bukur,si historia me e mrekullueshme e dashurise ne univers. Bile kam disa dyshime te forta qe kjo qe ndjej per ty cdo moment,kapercen cdo ligj fizik,cdo teori universale,cdo ekuacion matematikor,cdo gjeresi gjeografike, kapercen cdo kuptim te fjales se shenjte, fjales qe jep jete, DASHURISE.

No comments:

Post a Comment