Sunday, December 30, 2012

Leter per ju

Pershendetje Bote , Pershendetje Prinder , Pershendetje Miq , Pershendetje Doktor , Pershendetje mbreteresha ime.
Kete leter dua t'ua dedikoj te gjithe atyre qe me dhane arsyet per te mos dashur asgje , per te patur frike nga vetja , per tu tmerruar nga ai qe jam. Gjithashtu nuk dua te harroj te gjithe ata qe jane si une , qe kane d
icka te perbashket me mua , qe kane nje jete si e imja, por qe ne fakt do kene nje fund te parakohshem . Jua dedikoj kete ju te dashur te rinj te rrembyer nga euforia e moshes , bete gabimin qe po na kushton jeten.
Se pari dua t'ju them ju doktor I dashur , faleminderit qe me dhate nje leksion te mire ate dite qe mora analizat nga dora juaj . Faleminderit per te gjitha fjalet dekurajuese dhe shpotitese qe me thate. Dua t'ju them qe u treguat mjaft “njerezor” ndaj nje kafshe sic me quajtet ju ate dite. Faleminderit qe nuk me ushqyet pak shprese , dhe qe nuk me dhate as doren ne fund nga frika se ndoshta do ju infektoja . Cfare ironie apo jo ? Nje doktor , nje njeri I ditur dhe me shume informacion, me nje mision teper human , treguat te gjithe urrejtjen tuaj ndaj njerezve si une , e si shoket e shoqet e mia. Faleminderit qe me thate se jam I tepert ne kete toke sepse desha te sorollatesha me vajza rruge , me shoqeri te keqe , por kam frike se do ishte dashur te drejtonit njehere gishtin nga vetja per te pare se cfare ne te vertete femijet tuaj bejne.
Te dashur prinder , me vjen keq qe ju zhgenjeva . Me vjen keq qe rritet nje djale te tille te pagdhendur e problematik . Me vjen keq qe nuk do kem mundesine qe t'ju bej krenar per ate qe jam dhe qe do te jem deri ne diten e fundit te kesaj jete pa kuptim. Ju them me plot bindje Faleminderit qe kishit siklet edhe te me preknit rrobat e paveshura prej 1 viti apo me teper. Nuk e di nese keto fjale do te kene vlere , por e di qe nje dite ,heret apo vone do ju kujtohen pasi dikush te lexoje keto copeza zhgarravinash . Nena ime a te kujtohet qe u thoshe te tjereve qe djali yt do ishte gjithmone nje shembull per te tjeret ? Te kujtohet? E pra djali yt u be nje shembull , nje shembull I keq dhe do ngele pergjithmone nje njolle ne trungun e familjes tone. Baba e mban mend kur me the para pak ditesh qe cfaredo qe te jete ne kete bote , do mbetem biri yt ? Dhe si per ironi sot me the qe te zhdukem nga faqja e dheut nje ore e me pare , dhe qe nuk do vish as ne varrimin tim nese nje dite vdes . Ironike apo jo prinderit e mi ?
E dashur moter , e di qe ti do behesh dikushi dhe ndoshta nje dite vellai yt I cmendur do te te kujtohet . Me fal qe te bera te derdhesh lot , duke kundershtuar nenen e babain vetem e vetem per te me mbrojtur mua . Te kerkoj vertete ndjese per cdo sekonde qe do kalosh pa mua qe sot e tutje . Nese nuk me beson tani qe po hedh keto fjale ne kete cope leter , lotet nuk me pushojne vetem per ty.
Miq e mikesha te mia , te shtrenjtit e mi , ju qe ju dhashe shume gjera deri dje , ku jeni sot ? Pse me largoheni sapo degjoni emrin tim ? Apo mos valle edhe ju jeni shnderruar ne injorantet e modernizmit per pak dite ? Te gjitha keshillat e mia shpresoj t'ju kene vlejtur , gjithe ato ore nen shoqerine e njeri tjetrit vetem per te hequr mendjen nga ato palo problemet e dashurickave tuaja virtuale . E cuditshme eshte qe aty ne boten virtuale jeni shume te ndjeshem ndaj “kafsheve” si puna ime . Sa ironike ! Me behet qejfi per dicka … Nuk ju kam ngelur asgje borxh , asnje sekonde te jetes tuaj . Nuk kam folur prapa kraheve per te tjeret , sic e keni bere rendomte ne cdo takim , kafe, apo ore mesimi. Kam shume gjera per te thene per ju , por nuk kam deshire te zgjatem shume sepse e di qe nuk ia vlen te humbni kohen per te lexuar fjalet e te semurit , ose sic me quajtet te henen te vdekurit qe jeton. Me vjen mire qe ju njoha kush paskeni qene.
E dashura ime , shpirti im, zemra ime , mbreteresha ime , te pergjerohem te me falesh . Te me falesh qe te krijova iluzione te kota , me ato planet tona per te jetuar pergjithmone bashke pa u ndikuar nga asnjeri tjeter. Me fal qe te premtova shume dhe tani nuk po arrij ti mbaj premtimet dielli Im I mengjesit. Me fal qe tu afrova ate dite kur te thashe qe jam I infektuar . Nuk ka problem nese une vuaj nga kjo semundje , vetem shpresoj qe ti te gjesh dike qe do te te doje 1 milion here me shume se une , dhe qe ta duash 1 milion here me shume nga c'me deshe mua. Faleminderit per cdo sekonde qe me ke bere te lumtur, faleminderit per cdo sekonde qe me ke dhuruar ate zemren tende te brishte. Me vjen mire qe njoha nje vajze si ti, nje vajze kaq perfekte saqe do jepja edhe jeten per te , nese dikush do te perpiqej ta lendote. Me vjen mire qe nuk pranova per te shkuar ne shtepine tende pasi kishim pire. Aty do kisha bere mekatin me te pafalshem . Nuk dua qe ky virus te jete pjese e jotja , nuk dua qe edhe ti te vuash si une , kete diskriminim nga gjithkush . Dua qe te te shoh te lumtur por tani jo me perkrah meje. Nuk dua qe ti te merzitesh per mua aspak , ne fund te fundit une desha vete te behesha I semure I pasherueshem, doja vete te behesha ... Te lutem fshiji ato lote , dhe rifilloje jeten . Per here te fundit me kushto pak kohe . Ki kujdes , jeta nuk eshte aspak e lehte, por perpiqu ta lehtesosh, duke me harruar , duke me fshire pak e nga pak nga shpirti yt I ndritur. Me fal...
Eh zot , faleminderit qe me dhe forcen dhe frymen tende keto vite te jetes time. Faleminderit qe me dhurove hapesiren qe nuk dita ta shfrytezoja , nuk kishte asgje me te keqe se liria e tepert. S'kam frike nga asgje tani e di ? Madje as nga ti . Tashme I kam hipur nje treni dhe shpejt do mberrij ne stacionin e fundit. Te lutem zot , beji te gjithe te lumtur ashtu sic ke dashur te me besh edhe mua po te mos kisha devijuar rrugen tende. Nuk me intereson perjetesia, ferri apo cfaredo qe ta quash. Tashme vetem dicka mund te me jape ngushellim , pritja e dites se fundit.
Faleminderit te gjitheve per gjithcka …
Sinqerisht I juaji...

Tuesday, December 25, 2012

Ndjenja ne negativ

Mirembrema...
Me fal perseri e bera hyrjen gabim. E kam te veshtire te ta them para syve . Me fal qe tregohem kaq i turpshem ,se di cfare ndodh keshtu. Je bere si nje bllokuese fjalesh. Sa here qe te shoh,thjesht buzeqesh,zemra gati sa nuk del nga vendi,dhe fjalet me humbin. Thjesht e adhuroj ate buzeqeshjen,dhe ato sy ,ate veshtrimin qe me gllaberon cdo gje qe me vjen ndermend.
Je thjesht ti, pikerisht ti qe cdo nate me le pa gjume,duke me ftuar te enderrojme se bashku,edhe pse jemi shume afer.
Cdo here qe ndodhem afer teje,thjesht budallepsem,me kap nje heshtje,pikerisht se jam kureshtar te njoh cdo timber te zerit. Dua ti regjistroj te gjitha ne mendje,qe ti kem perhere,dhe te shtyp ate butonin imagjinar te gjerave me te bukura te jetes,dhe te shfaqen si filmi me i bukur,si historia me e mrekullueshme e dashurise ne univers. Bile kam disa dyshime te forta qe kjo qe ndjej per ty cdo moment,kapercen cdo ligj fizik,cdo teori universale,cdo ekuacion matematikor,cdo gjeresi gjeografike, kapercen cdo kuptim te fjales se shenjte, fjales qe jep jete, DASHURISE.

Wednesday, December 19, 2012

per ...


E varfer kjo nate,
pa henen rrezearte.
Ky qiell sa i shemtuar,
pa yjet e pashuar.
Xhamat avullohen,
ndjenjat shqetesohen.
Shiu token perqafon,
dhe nje shpirt e trazon.
Eshte shpirti i atij,
qe ka filluar te shkrije.
Nga malli pervelues,
per ate qe e beri vajtues.

bote te permbysura


Lejleket marrin udhet,
qiejlagurit erresohen.
Qirinjte perflakin buzet.
e varrshemburit harrohen.
Shkembinjte gudulisen,
valet qafethyera gumezhijne.
Heretiket ne flake ngjizen,
pikat e shiut flakerijne.
O perendi e perdale,
zgjohu nga letargjia e injorimit
Fole per njerezit nje fjale,
qe u mbyten ne gropat e mjerimit

Fundvjeshte


Nata kaplon shpirtin, erresira mbulon endrrat si nje jorgan i rende plot tenja. Era lekund ato pikezat e shiut te ngelura neper telat e nderjes se rrobave. Disa cigare digjen ne ballkonet e erreta te shtepive te pergjumura. Hijet e gjumit duken larg per disa , e te tjereve jane zhytur ne dembelizmin e gjumit eshterlodhur. Melankolia betonon fundvjeshten e ketij nentori , dhe mijera fjale shkruhen ne letra reale e virtuale. Disa biseda me vetveten , disa letra te paderguara, disa dedikime per ndjenjat, shume vargje vertiten ne ajrin e renduar nga lageshtira. Ndergjegjet brejne shpirtrat , e kujtimet bllokojne mendjen. Sisteme e formula te pakufizuara mundohen te gjejne zgjidhje ne aritmetiken e jetes. Afshet e epshet fryhen e shfryhen si tollumbace te vjeteruara. Minutat marrin nje galop per te shembur njeri tjetrin , e oret e ngatheta humbasin ne univesin e pangopur nga mungesa e te ashtuquajtures "Kohe". Dhomat e ftohta te fundvjeshtes llastohen nga gerrhimat melodioze , shpesh heshtjevrasese, shpesh te shqetesuara nga pergjumjet e shfrenuara te njerezve ,njerezve te lodhur nga aktiviteti kafsheror i gjithe dites. Mijera llogari te pambyllura, llogari pa nje shume te sakte , te gjitha te perfshira ne ekuacione prehistorike . Disa te qara foshnjash qe kerkojne pak ngrohesi nene. Disa pyetje kerkojne pergjigje, e shume pergjigje nuk vijne ne kohen e duhur. Shume kohe humb , e askush nuk ben llogari . Renkime denesash te penduara degjohen tutje , e prishin qetesine e lumturise , apo atij castit te lumtur te perjetuar . Burgjet e vetendertuara , kafazet e hekurt shkelin me kembe lirite e te qenit te buzeqeshur. Nje heshtje e kendshme , valle nuk mund te gjendet diku ? Dhe dikush rri duke bere pyetje gjithmone , por zor se dikush do mund t'i kthehen pergjigje. Mijera duar te lidhura , te penguara per te prekur dicka te papenguar. E perpelitja e qepallave shton ritmin per te shpene pak paqe ne luften me pergjumjen. Shiu rifillon , e shuan zjarret e ndezura te frymezimeve. Kaq duhej per te mbyllur disa rreshta te shkarravitur ne ate flete te zverdhur nga vjetersia e lodhjes se tij.

Wednesday, November 7, 2012

Ne mesnate

Ndodh te shfletosh kujtimet ,te perlotesh nga ato biseda dhe te shikosh ndryshimet qe koha ka rezervuar. te perjetosh ate te ashtuquajturen Deja-vu . Ndoshta te rikujtosh persona qe tashme jane bere te panjohur , dhe te shikosh rezultatin e njerezve te rinj qe kane hyre ne jeten te tende. Ndodh te kujtosh ngjarje qe do te doje ti perjetoje serish , apo nga ato ngjarje qe nuk do ti harrosh kurre per shijen e hidhur qe kane lene pas. Ndodh te humbesh sensin e kohes dhe te zhdukesh gjithcka nga mendja e shqetesuar nga qetesia.Ndodh te rihapesh ato kartolina , letra , mesazhe e fotografi dhe te ndjesh mall per ate kohe kur gjithcka ishte e pafajshme , naive . Mund te gjesh formula qe deri dje nuk i ke zberthyer dot , ndodh te jesh duke lundruar neper endrra , ndodh te jesh i ulur diku dhe duke menduar thelle . Mund te shkruash gjate , por nuk do mund ta pershkruash kurre ate qe ne te vertete ndjen . Erresira dhe misteri i nates , kur thuajse te gjithe jane ne gjumin e dyte , behet me e kendshme kur nje melodi perplaset lehte me kujtimet dhe krijon nje perzierje shpirterore qe te ben te udhetosh edhe pse qendron ne nje vend . Sheh fytyren e kohes se si ndryshon njerezit . Te ben te shohesh perparimin , te ben te perlotesh kur mendon se cfare ka patur ajo kohe , e cfare ka tani. Mendon veten ne ate kohe per shembull kur ke qene femije apo ne fazen e rritjes dhe tani gjithcka ka marre fund . Sepse eksperienca te ka skalitur , te ka dhene formen e duhur per te qene dikushi ose askushi. Kohet ndryshojne , njerezit ndryshojne , kujtimet veniten , pluhurosen , por  nuk shuhen kurre. Ndonjehere te mblidhet nje lemsh ne fyt , dhe thjesht do te qash por nuk dalin lote , sepse koha te ka bere me te forte . Te ka shnderruar ne nje dicka qe sa vjen dhe ndjen me pak . Por sidoqofte nje pike loti bie ne ate faqen e thare nga malli per dike , per dicka , apo per asgje. Te vjen te ulerasesh me te madhe dhe te pyesesh pse koha shkon kaq shpejt , por pergjigjja nuk do vije asnjehere. Jane thjesht ato fantazma qe nuk gjejne qetesi ne asnje cep te shpirtit , te stermundojne , te bejne te shperqendrohesh , dhe ne fund te perkundin ne ate butesine e jastekut per te te hedhur ne deterat e thella te endrrave .Ndoshta asgje nuk ka kuptim , ndoshta eshte dicka e kote , mbase shpresa na genjen duke na goditur me shpullat djegese , por shpirti yt qendron , ashtu duke u rropatur e here duke fluturuar . Behet gjithcka kaq e turbullt ne nje pike saqe nuk e di ne duhet te kthehesh pas apo te ecesh perpara, je ne ate rrugen ku hapat mund ti hedhesh si do ti , por sipas rrjedhes , sipas atij lumi qe quhet jete. 

Monday, October 29, 2012

To Someone


Tonight , here, away from all the world, im writing something. near the sea, watching the sky , watching the stars, and enjoying this loneliness. with a pen and my notebook in the hands , i m writing for our time , for our love. but my mind its blocked only from you , from my most immportant person in my life. but you re not with me, and im not with you . i want to show to you everything that my heart feels for you. but how ? i hope to meet you again one day , in our place , near the lake , sitted on the bottom of our tree , where are signed our names . i want to walk with you in the rain , and to show , how much i miss you , and how much i love you. Hope to see you soon . With love, yours I.

Saturday, October 20, 2012

Puthja e pare


Magjia , emocioni me pushtoi serish . Thjesht duke kujtuar ato copeza te shkeputura ne kohe , duke i pare me aq endje ato fotografi qe beme diten kur i dhuruam njeri-tjetrit magjine e puthjes se pare. Me kujtohet si sot emocioni , ai refuzimi yt fillestar , ajo kembengulja ime dhe ne fund arritja e qellimit . Me kujtohen akoma ato dridhjet e duarve , ato rrahjet e cmendura te zemrave qe gati sa s pelcisnin nga ai zjarri qe na perfshiu ne te dy.  E mban mend ate vendin tone ? E mban mend ate ftohtin e atij dimri te terbuar ? E pra , e gjitha u shkri ne nje puthje , ne nje cast qe do ngelet perjete ne kujtimet e mia me te bukura. Nuk e di nese te kujtohet ai cast kur me re shpulle me gjithe forcen qe kishe ? Akoma qesh edhe sot . Pyes veten pse me gjuajte ? Apo ndoshta nuk te pelqeu puthja ? Nuk e ve ne dyshim qe te pelqeu , sepse me terhoqe nga jaka e kemishes per te me "kthyer" ate puthjen . Sa here te kujtoj aq here me shkon mendja se pse nuk je me tek une , aq afer sa ishim me pare . Pse valle e refuzove qe ky emocion te perseritej cdo dite deri ne fund te jetes ? Ndoshta ke menduar se do behej monotone ? Jo per mua , nuk do jete asnjehere monotoni ajo dite , ai cast , ajo shpulle , dhe ai dimer. Me del shpesh ne endrra , te kerkoj por nuk te gjej askund sepse ti tashme je larguar , ke ikur dhe je bere e tjeterkujt. Valle nuk te mjaftoi ajo dashuri qe te dhashe ? ai xhupi i trashe qe te hodha siper kraheve sepse kishe ftohte , te ftohu aq shume sa te beri te me beje te panjohur . Te kujtohen ato caste kur kenaqesia e vetme ishim vetem ne per njeri tjetrin ? Ato oret e gjata te bisedave tona per te ardhmen tone , valle kaq te pakendshme ishin ? Nuk dua te di pse u largove , thjesht kerkoj qe ti te jesh serish me mua , serish ne krahet e mi , dhe te shijojme jeten deri ne fund vetem une dhe ti pa u interesuar per asnjeri tjeter . Nuk doja qe kjo te merrte  fund kaq shpejt , nuk doja qe ti te me shperfillje ne menyren me brutale te mundshme. Na jep edhe nje shans te jemi te lumtur ashtu si atehere , me qello serish me shpulle njelloj si ate dite .Dua te jemi serish te dy , vetem ne dhe askush tjeter. Nuk me intereson se sa kam pritur deri tani , ose se sa do te pres serish ,thjesht nje dite te lutem kthehu , kthehu tek une , tek ai djali qe dha gjithcka per ty , qe duroi dimer pas dimri i vetem , thjesht me shpresen se nje dite do kthehesh. Te lutem , te pergjerohem , te gjunjezohem  si nje femije kthehu , sepse kjo duhet te ishte koha jone , koha ku ne te dy do kishim bere endrrat tona realitet. Dua te te them vetem dicka te thjesht , Une nuk do dorezohem deri sa ti te kthehesh , dhe te rifillojme edhe njehere jeten bashke , pa asnje kthim prapa. Shpresoj qe do te ndryshosh nga kjo qe je tani .Perjetesisht i joti.

Monday, October 15, 2012

Dashuri dhe krenari

E c mund te them te keqe une per ty ? Ti je djallezore , por te dua . Ti je e poshter ,te dua edhe me teper . Ben si e veshtire , me ha zemren komplet dhe me ben te te dashuroj shume here me teper. Me shan , por me afron me teper. Je nje vajze e prape , qe me ben per vete , me ben te te dua cdo sekonde dhe me shume . Me pelqen kur ben ate indiferenten , me pelqen kur ben ate vajzen qe s'ia ndjen per me te bukuren . Me heq trurin kur thua nuk dua te te flas sot , por pas pak vjen dhe ulesh prane meje dhe shnderrohesh ne nje qengj te urte qe thjesht flet shume bute , dhe transformohesh komplet , 100 % tjeter.Kjo me ben te ndjehem krenar , sepse une te dua ashtu sic je , ashtu sic ti me "masakron" me ate fjalorin prej rrugaceje. Nuk dua te ndryshosh sepse ti e di qe te pelqej , edhe e di qe me pelqen , edhe pse e mohon . Nuk dua te shnderrohesh ne nje tjeter njeri per mua , sepse per mua je thjesht perfekte , nuk dua qe te thuash fjale te kulturuara por thjesht ji vetvetja , mos u pengo nga une nga apo ajo butesia ime . Nuk mund te te konceptoj ndryshe , sepse ti je e tille , dhe nuk mund te zhbehesh , tashme me ke fituar zemren , dhe me ke vjedhur ate ndjenjen e mrekullueshme . E di cfare? do behem edhe une si ti , do behemi te dy "rrugace" , do shajme te dy dhe nuk do guxoje njeri te na e prishe kete ndjenje te mrekullueshme . Nuk do lejojme qe askush te hyje mes nesh . Do behemi te keqinj , ne fund te fundit si te gjithe sot . Ndoshta do me takoje te shtirem pak si i paedukate apo i djale i pagdhendur , por ne fund do ja arrij qellimit qe te behem nje djale i keq. Do te te kerkoj mendime cdo here sepse pa ty nuk do jem ne gjendje te behem tjeter. Ndoshta nuk do arrij te ndryshoj , por zemren do te ta vjedh heret apo vone . Te pelqen te me shash maskara, idiot , i cmendur , por ama ta dish se keto jane fjalet me te embla qe te vijne nga shpirti dhe nuk i thua per keq. Te dua rrugacja ime , te dua ty o budallaqe qe une jam i sterdashuruar. Jeta ime po fillon me ty dhe do mbaroje po me ty , nuk mund te dua ndonje romantike apo ndonje filozofe qe te me prishe javen me nje minute diskutim. Te dua thjesht ty sepse ti je ilaci me i mire , je receta me perfekte per mua. Je engjelli im , je shpirti im , je zemra ime , je gjithcka qe me ben te ndjehem mire . Jam i sigurte se ti ndjen per mua por thjesht do qe ta mbash per vete dhe te jesh nje femer krenare qe nuk bie ne dashuri. Nuk ma hedh dot vajze e prape . Thjesht pranoje se me do .. Mos e torturo veten me gjate , sepse e dalloj shkelqimin e syve te tu dhe ate buzeqeshjen tende "ironike" kur te ngacmoj . Te dua vetem ty thjesht pranoje kete dhuraten time .. 

Monday, September 24, 2012

Engjejt gjenden vetem ne Qiell sepse Toka eshte teper e ndotur per te bere te mundur qendrimin e tyre ne mesin tone.

The only official blogg from I.D.